Rama ndez motorët për zgjedhjet lokale, ndryshon drejtuesit e qarqeve, kthehet Beqaj

Publikuar tek: barometri, më 07:17 12-01-2018 Rama ndez motorët për zgjedhjet lokale, ndryshon drejtuesit e qarqeve, kthehet Beqaj

Kryeministri Edi Rama ndez motorët për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kryeministri do të ndryshojë drejtuesit në qarqe duke rifutur në ‘lojë” edhe Ilir Beqajn, ish-ministrin e Shëndetësisë. Rama ka rikthyer në krye të qarkut të Kukësit Ilir Beqajn e Mimi Kodhelin, kjo e fundit ish-ministre e Mbrojtjes.

Sakaq, kryeministri Rama ka caktuar në krye të qarkut të Dibrës, ministren Olta Xhaçka dhe vlen të thuhet se kjo është hera e parë që Xhaçka drejton politikisht një qark. Ditën e nesërme, sipas Report Tv, kryeministri do zhvillojë një takim me drejtues të qarkut të Elbasanit dhe Korçës.

Këto takime do  vazhdojnë me të gjitha qarqet për të mobilizuar gjithë strukturat kur kanë mbetur vetëm 17 muaj larg zgjedhjeve lokale. Sinjalet e para u dhanë që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ditën e shtunë ku u tha edhe nga sekretari Taulant Balla se koha nuk premtonte ndaj duhet nisur nga puna.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024391889572144
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-ndez-motoret-per-zgjedhjet-lokale-ndryshon-drejtuesit-e-qarqeve-kthehet-beqaj-106276" }