Moderatori Arjan Çani mbrëmjen e sotme ka pyetur kryetaren e LSI-së nëse lajmi i bërë publik në media, se Rama ka ikur në Abu Dabi me avion privat për të bërë vaksinën anticovid është lajm i mirë, lajm i keq apo nuk i plas fare, ajo u përgjigj:
“Lajm i keq nëse ka ikur me avion privat dhe lajm i mirë nëse ka ikur për të bërë vaksinën”.
Curri ndërhyri dhe tha se ka informacione se e ka bërë vaksinën anticovid me herët. Çani disi me humor shtoi se Rama mund ta ketë bërë edhe para se të përhapej në masë covid-19.
Kujtojmë që Rama ishte në Abu Dabi për të firmosur marrëveshjen me Sheikët për ndërtimin e 2000 shtëpive në vendin tonë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.