Rama në Bathore, hapet fabrika e re e makinave: 5 mijë vende të reja pune dhe paga të larta

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 28-10-2020 Rama në Bathore, hapet fabrika e re e makinave: 5 mijë vende të reja pune dhe paga të larta Rama ne kompanine e automobileve ne Bathore

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në Bathore, Tiranë ku siç shkruan një fabrikë e re në industrinë e automobilëve pritet të hapë dyert së shpejti.

“Bathore, Tiranë - Një tjetër fabrikë e re për industrinë e automobilëve hap së shpejti dyert e saj falë investimit të kompanisë japoneze Sumitomo, një prej gjigandëve aziatikë të kësaj industrie.

Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt”, shkruan Rama.

Rama bashkë me administratorin e kompanisë dhe ministren Denaj janë duke parë nga afër punë dhe ambientet. "

"Paguani taksa më pak se në Japoni, më pak se në Itali dhe në vendet e tjera (I drejtohet administratorit). Ai ka punuar shumë sepse shqiptarët duan që gjërat të bëhen shumë shpoejt. Duan të shohin Japoninë (Flet për ambasadorin e Japonisë në Tiranë)", u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me koronavirus kreu i Bashkisë Gjirokastër, shefi i Komisariatit dhe një doganier
Të dënuar për drogë dhe vrasje me paramendim, OFL-ja u çon formularin 3 vlonjatëve: Keni 48 orë kohë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0091590881347656
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-ne-bathore-hapet-fabrika-e-re-e-makinave-5-mije-vende-te-reja-pune-dhe-paga-te-larta-225477" }