Rama në Berat, gazetarja pret DOKUMENTIN e RËNDËSISHËM që... duam të gjithë

Publikuar tek: politike, më 11:26 24-02-2018 Rama në Berat, gazetarja pret DOKUMENTIN e RËNDËSISHËM që... duam të gjithë

Këtë fundjavë, mbledhjen informale dy ditore me qeverinë e tij, kryeministri Edi Rama po e zhvillon në Berat.

Siç newsbomb.al, shkroi mbrëmjen e djeshme, qeveria e Ramës është akomoduar në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.
Shpesh ne kemi ngritur pyetje lidhur me shpenzimet marramendëse të qeverisë, çdo muaj, qark më qark, duke nisur që nga udhëtimet, akomodimi në hotele e resorte luksoze, mëngjeset, drekat, darkat, mbrëmjet e vona argëtuese me muzikë, forcat e sigurisë, makinat e luksit shoqëruese të zyrtarëve etj...

Por asnjë prej pyetjeve tona nuk ka marrë përgjigje dhe askush nuk ka bërë transparencë lidhur me shpenzimet e përmuajshme informale të Ramës “me ushtri”.

Duket se një gjë e tillë e ka shqetësuar edhe gazetaren Edlira Gjoni e cila shkruan se është në pritje të një dokumenti zyrtar që të sqarojë pyetjet e dyshimet që ngrihen me të drejtë nga këto mbledhje.

“Duke pritur nga media dokumentin zyrtar që sqaron arsyet pse qeveria mblidhet në rrethe, pse në hotel të shtrenjtë, sa kushton fatura që paguajnë shqiptarët nga taksat në përfundim të fundjavës qeveritare dhe cilat janë përfitimet publike të takimit kësaj radhe.

Dokumenti duhet të jetē publik. Edhe shifra e shpenzimeve dhe lista e gjithē pjesëmarrëve po ashtu.

Nëse fatura mbulon edhe shpenzime miqsh a familjarësh, apo nëse në fund të muajit Shkurt pjesëmarrësit kërkojnë dieta nga Kuvendi për keto ditë, janë të lutur juristët të ndriçojnë publikun me termat dhe parashikimet ligjore për abuzim të parave publike (në gjuhën popullore, vjedhje).

Dhe meqë jemi te kjo temë, në pritje edhe të hetimit për vjedhje të secilit prej deputetëve të opozitë, që për muajt e çadrës në vitin 2017, kanë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme parà në formën e dietave e shpenzimeve "për punën si deputetë", ndëkohë që kamerat 24 orë i nxirrnin te çadra. Pra edhe mashtrim, edhe vjedhje.

Këto janë cironka si punë, po duhen bërë. E publiku pret zhvillimet!”, shkruan Gjoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012335062026978
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-ne-berat-gazetarja-pret-dokumentin-e-rendesishem-qe-duam-te-gjithe-111290" }