Rama në Davos, takon kryeministrin belg dhe mbretin e Jordanisë

Publikuar tek: politike, më 16:52 24-01-2018 Rama në Davos, takon kryeministrin belg dhe mbretin e Jordanisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, aty ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama është takuar edhe me mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Gjatë takimit me Michel, Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.

erterge4h5e4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027263879776001
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-ne-davos-takon-kryeministrin-belg-dhe-mbretin-e-jordanise-107772" }