Kryeministri Edi Rama, ka postuar në “Facebook” një album fotografik nga qarku i Beratit, ku dallohen dëmet e shumta të shkaktuara nga moti i keq i ditëve të fundit.
Rama shkruan se ndjehet krenar me të gjitha strukturat e vëna në provë, me sukses, të cilat i janë përgjigjur në kohë detyrave dhe sfidave të situatës.
“Nëse nuk do të kishim zhbllokuar këtë vit më shumë kanale sa ç’janë zhbllokuar në 20 vjet, sot do të kishim një përmbytje shumë më të gjerë. Por sigurisht kemi ende shumë për të bërë”, shkruan Rama.