Rama në forumin “Ekonomia Blu”, presidenti i Puglias e pret krahë hapur: E falenderoj për mikpritjen e italianëve

Publikuar tek: rajon, më 13:06 19-09-2019 Rama në forumin “Ekonomia Blu”, presidenti i Puglias e pret krahë hapur: E falenderoj për mikpritjen e italianëve

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Bari të Italisë dhe është pritur nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano.

“Miqësia midis Puglias dhe Shqipërisë po forcohet. Mirësevjen Kryeministri shqiptar Edi Rama”, shkruajti në Twitter vetëm pak pas mbërritjes Emiliano.

Ndërkohë ditën e sotme Rama dhe politikani italian morën pjesë në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias.

Gjatë fjalës së tij Michele Emiliano falenderoi kryeministrin shqiptar për mikpritjen e italianëve.

"Unë dua të falënderoj Edi Ramën për mënyrën sesi vendi i tij mirëpret italianët. Operatorët, turistët dhe bashkëpunëtorët me përgjegjësi kthejnë një imazh të bashkëpunimit të fortë", tha ai, ndërsa Rama deklaroi se Puglia është shembull për Shqipërinë.

"Puglia sot është një destinacion i rëndësishëm turistik, një shembull për vendet në rritje si Shqipëria.

Puglia është për ne një shembull mbi të gjitha për guximin të shikojmë të ardhmen dhe të planifikojmë në të gjitha drejtimet. Ka shumë për të bërë së bashku", theksoi kryeministri.

zsdg.png

szdgfh.png

hj.png

dfghj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038887977600098
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-ne-forumin-ekonomia-blu-presidenti-i-puglias-e-pret-krahe-hapur-e-falenderoj-per-mikpritjen-e-italianeve-179008" }