Edi Rama, siç u njoftua edhe më herët nga newsbomb.al, ndodhet sot në Gjirokastër ku është ndalur edhe në pikën turistike të Viroit. Rama është duke inspektuar investimin prej 1.2 milionë euro në këtë zonë si punimet e rrugëve me kalldrëm.
Pas kësaj Rama do të inspektojë edhe punimet në gjimnazin “Siri Shapllo”. Kryeministri, i shoqëruar nga ministrat e tij Veliaj dhe Ahmetaj do të zhvillojë një takim me strukturat e PS.