Rama në Kavajë: 20 vite keni votuar Saliun, 20 vite keni marrë mbrapsht zhgënjimin

Publikuar tek: politike, më 19:10 02-06-2015 Rama në Kavajë: 20 vite keni votuar Saliun, 20 vite keni marrë mbrapsht zhgënjimin

Kryeministri Rama ka prezantuar sot kandidatin e Partisë Socialiste në Kavajë, Elvis Rroshin. Rama tha se Rroshi është drejtimi i duhur për qytetin. Kryeministri u shpreh se për sloganin e fushatës, janë motivuar nga ndryshimi rrëjnësor që pa pësuar qyteti i drejtuar nga Rroshi.

“Jemi mbledhur sot këtu në një vend që flet vetë. Ju jeni dëshmitarë se si ka ndryshuar ky shesh. Po kështu do ndryshojë gjithë Kavaja. Për njerëzit që duan fakte dhe jo përralla, shikoni se çfarë i kemi bërë qytetit më të rrënuar në Shqipëri. E lanë Kavajën pa ujë, pa punë, mbytur në plehra. U desh zgjimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës që e kuptuan se drejtimi i duhur është Elvis Rroshi. Zgjedhja në Kavajë është më e qartë se kurdo tjetër. Kavaja i ka dhënë mbi 20 vjet votën Saliut dhe për 20 vjet ka marrë mbrapsht zhgënjime”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryetari aktual i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, u shpreh se në rrugën për ta çuar Kavajën drejt Europës, askush nuk do të mund ti ndalë. Rroshi tha se slogani “Drejtimi i duhur” është pak i vonuar për Kavajën pasi drejtimi i duhur ka 2 vjet që vazhdon në këtë qytet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10352897644043
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-ne-kavaje-20-vite-keni-votuar-saliun-20-vite-keni-marre-mbrapsht-zhgenjimin-12517" }