Rama në Kiev, takim me ministrin e jashtëm ukrainas (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 09:44 20-01-2020 Rama në Kiev, takim me ministrin e jashtëm ukrainas (VIDEO) Rama takim me ministrin Prystaiko

Ka nisur në Ministrinë e Punëve të Jashtme vizita e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme.

Mësohet se në takimin e tij me ministrin Vadym Prysraiko, Rama ka folur për rritjen e bashkëpunimit midis OSBE dhe Ukrainës.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë sot takime në Kiev edhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Rama gjithashtu do të takohet me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Ndërkohë që në datë 21 janar kryeministri pritet të vizitojë Ukrainën lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037653923034668
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-ne-kiev-takim-me-ministrin-e-jashtem-ukrainas-video-192561" }