Rama në Kongresin Botëror të Naftës “josh” të huajt: Shqipëria fronti më i ri, ka rezerva të pashfrytëzuara

Publikuar tek: ekonomi, më 12:25 10-07-2017 Rama në Kongresin Botëror të Naftës “josh” të huajt: Shqipëria fronti më i ri, ka rezerva të pashfrytëzuara

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Stambolli se Shqipëria është një front i ri i zbulimit të gazit dhe të naftës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës, ku të pranishëm ishin lider të shumtë botëror, si presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri serb Aleksandar Vucic etj, Rama deklaroi se Shqipëria ka ende rezerva të mëdha e të pashfrytëzuara.  

“Gjatë dekadave nafta ka qenë burim zhvillimi për ne. Një prej qëllimeve të këtij kongresi është të mundësojmë debatet për sigurinë e përbashkët energjitike në kontekstin e luhatjes ekonomike globale.

Për shkak të të rritjes së nevojës për energjinë, na duhet të bashkëpunojmë më shumë. Është shumë e rëndësishme për të siguruar rritje të qendrueshme në sektorin të naftës.

Industria e naftës është shumë e rendëshme prej disa faktorësh, pasi Shqipëria gjendjet në rrugëkryq si urë mes lindjes e perëndimit.

Ne jemi të ulur në një prej fushave të naftës më të mëdha në evropë, me 220 fuqi nafte të vërtetuar me rezerva nafte.

Aktualisht në prodhimin e naftës krudo kemi një rritje të prodhimit, të blloqeve dhe kapaciteteve të rafinimit.

 Ky është momenmti më i mirë për të investuar në industrinë e gazit dhe naftës në Shqipëri. Unë shtroj pyetjen: A mund të bëhet Shqipëria front i ri i naftës?

Besoj i kemi mundësitë, pasi ka shumë rezerva gazi e nafte, por duhet më shumë bashkëpunim", u shpreh kryeministri. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093481540679932
array(1) { ["section"]=> string(109) "rama-ne-kongresin-boteror-te-naftes-josh-te-huajt-shqiperia-fronti-me-i-ri-ka-rezerva-te-pashfrytezuara-85623" }