Rama në Korçë: Qyteti që dëshmon realizimin e vizionit tonë

Publikuar tek: politike, më 17:53 19-02-2016 Rama në Korçë: Qyteti që dëshmon realizimin e vizionit tonë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Korçë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama theksoi se Korça dëshmon për realizimin e vizionit të qeverisë për ndryshimin e vendit.

Ai tha se ky qytet është kthyer tashmë në një destinacion turistik për shqiptarët dhe se investimet për të në këto dy vite e gjysmë kanë qenë më të mëdhja se 20 vitet e fundit. Rama premtoi investime të reja për Korçën, që sipas tij do të ndryshojnë rrënjësisht jetën e banorëve të qytetit dhe bashkive të atij qarku.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Takimin tjetër do e bëjmë në stadium, sepse do të vazhdojmë të dyfishohemi. Nuk ka asnjë çudi dhe asnjë surprizë në këtë prurje të madhe sepse ajo që Partia Socialiste po bën prej 2 vjet e gjysmë në drejtimin e qeverisjes së vendit është 1 motiv shumë i fortë për shumë qytetarë të këtij vendi pavarësisht moshave, pavarëissht gjinisë dhe krahinës, që i bashkohen PS, sepse në këto 2 vjet e gjysmë ne padyshim nuk kemi bërë gjithçka, por kemi bërë aq sa mjafton për çdon njeri të arsyeshëm dhe që e do këtë vend, të kuptojë se ne jemi e vetmja forcë që mund ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur. Padyshim që Korça është një nga ato zona të Shqipërisë që PS mund të dëshmojë me fuqinë e shembullit për realizimin e vizionit tonë. Sot Korça është bërë pa asnjë diskutim një destinacion për shumë shqiptarë nga të gjitha anët dhe jo vetëm për festën e birrës, por pothuajse në çdo fundjavë. Me mbështetjen që do t’i japim bashkisë së Korçës, ndryshimi që do të përjetoni në vitin që jemi dhe në vitin që vjen do të jetë edhe më i madh sesa ndryshimi në këto 2 vjet e gjysmë. Për Korçën është investuar në këto dy vjet e gjysmë më shumë se 20 vite të marra së bashku dhe brenda pak javësh ne do të fillojmë programin e kullimit dhe ujitjes që do të përfitojnë të gjithë fermerët e qarkut. Ajo që është e pashmangshme është ajo që mendojmë se por sikur gjithë këto reforma të ishin ndërmarrë 20 vite, 15 apo 10 vite më para, sa më ndryshe do të ishte Korça dhe sa më ndryshe do të ishte Shqipëria?

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010802030563354
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-ne-korce-qyteti-qe-deshmon-realizimin-e-vizionit-tone-33019" }