Rama në Kuvend: Kam nderin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij Kujtim Gjuzi i parë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 30-05-2019 Rama në Kuvend: Kam nderin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij Kujtim Gjuzi i parë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen dhe kjo nuk negociohet.

"Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, ata nuk janë të zgjedhurit tanë. Kundërshtarin nuk e zgjedh, por e përballon. Këtu ne përballemi si kundështarët ndërsa jashtë kësaj salle na duhet të përballemi me një forcë që na trajton si armiq. Thënë kjo, ne thjeshtë dhe vetëm do bëjmë detyrën tonë në raport me ambicjen kombëtare për ta çuar Shqiprëinë drejt BE-së dhe me zgjedhjet e 30 qershorit. Ato nuk negociohen, data 30 qershor buron nga Kushtetuta si përcaktim në drekretin e Presidentit". tha Rama.

Ndërkohë, teksa fliste nga salla replikonte kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi. Në këtë moment Rama nuk hezitoi të lëshojë një batutë.

"Për ata që nuk e kanë zërin e sallës kam nderin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij Kujtim Gjuzi i parë. Të lutem mos më ndërprit refketo edukatën monarkike. Proges i madh është bërë nga flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, por janë ndërprerje që i japin sharmin situatës në Parlament", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17582607269287
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-ne-kuvend-kam-nderin-te-nderpritem-nga-lartmadheria-e-tij-kujtim-gjuzi-i-pare-166275" }