Rama në Levan: Duhet të përgatitemi për një prurje të dytë më të fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 02-02-2015 Rama në Levan: Duhet të përgatitemi për një prurje të dytë më të fortë

Kryeministri Edi Rama pas inspektimit në Novoselë, ka mbërritur në Levan të Fierit ku ka parë nga afër situatën e krijuar.

Rama ka deklaruar se duhet të përgatitemi për një prurje të dytë më të fortë dhe se faza kritike është shpëtimi i çdo njeriu në këto zona.

Ai është shprehur se situata do të trajtohet si fatkeqësi natyrore dhe se çdo dëmë i shkaktuar nga këto përmbytje do të kompesohet.

Sipas Ramës, dëmet e shkaktuar gjatë këtyre dy ditëve janë të jashtëzakonshme.


Kryeministri Rama ka mbëritur në Novoselë të Vlorës, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit në jug të vendit. Kryeministri shprehet se strukturat e emergjencave kanë qenë të përgatitura përpara se moti të përkeqësohet.

“Ndikim në përmbytje ka ardhur si pasojë e bllokimeve të shumë kanaleve kulluese, por aktualisht ne po paguajmë atë çka i kemi bërë natyrës”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, rrezikohet diga në Hecin e Banjës
Rama: Moti një sfidë e rëndë për ne, në mesditë në Fier dhe Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.011742115020752
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-ne-levan-duhet-te-pergatitemi-per-nje-prurje-te-dyte-me-te-forte-2151" }