Edi Rama ka shkuar në Lushnje për të shpërndarë tek banorët lejet e legalizimeve të banesave të tyre.
‘’Në Lushnje për procesin e legalizimeve falas që ecën me ritme të mira në gjithe vendin dhe pse kemi trashëguar një mal dosjesh për shqyrtim.’’, shkruan Rama.
Kryeministri do të vazhdojë turin në Shqipëri për shpërndarjen e lejeve, pas Vlorës. Dy ditë më parë ai ishte në Vlorë së bashku me kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame, ku u shpërndanë 250 leje legalizimi.
“Gjatë shpërndarjes dje të 250 lejeve për legalizim në Vlorë, në rrugën e pandalshme për të çuar përpara procesin e ndarjes përfundimtare nga një epokë kaosi, rrënimi dhe ngatërresash të pafundme për çështjen e pronës nga njëra anë si dhe rritjen e ekonomisë tonë kombëtare nga ana tjetër, nëpërmjet formalizimit të pasurive të patundshme për familjet përfituese.’’, shkruante Rama për vizitën në Vlorë.