Rama në Marqinet kritikon kryefamiljarin: Mos ma lodh gruan, nga sjellja jote me të, varet sjellja ime me ty (DIALOGU NË SHTËPINË E RE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 07-12-2019 Rama në Marqinet kritikon kryefamiljarin: Mos ma lodh gruan, nga sjellja jote me të, varet sjellja ime me ty (DIALOGU NË SHTËPINË E RE)

Edi Rama po sheh banesat që po rindërtohen në Marqinet të Vorës, duke i premtuar kryefamiljarit hyrjen në shtëpinë e re brenda vitit të ri, raporton newsbomb.al.

Biseda e Ramës me kryefamiljarin ndërsa inspekton shtëpinë kalon nga dëmi I tërmetit, tek zhvendosja e familjes e deri tek gjeli I detit.

Por në një moment sheh zonjën e shtëpisë, e ka dorën e fashuar dhe Rama ia merr në dorë e thotë: ku e vrave dorën? Rashë dje këtu te shkallët, thotë gruaja, duke shtuar se nuk është gjë. Por Rama ngulmon te kryefamiljari ti thotë të mos e mundojë gruan, raporton neësbomb.al.

Rama: Gjelin  detit do ta sjellë Bela (Belinda Balluku)?

Kryefamiljari: S’duam asgjë, do therim dash kur t’bëhet shpia, ju ftojmë këtu.

Rama: Ashtu, eee mirë.

Kryfamiljari: Vetëm dora jote do ta bëjë Shqipërinë. E ke ndërtuar Shqipërinë në gojën e ujkut. Të ruajt zoti bravo të qoftë se ke mbajt dy jetime te shpia dhe s’e ka bërë njeri.

Rama: Lëri këto lëri…Të lutem mos ma lodh gruan se nga sjellja jote me gruan varet dhe sjellja ime me ty…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035068988800049
array(1) { ["section"]=> string(137) "rama-ne-marqinet-kritikon-kryefamiljarin-mos-ma-lodh-gruan-nga-sjellja-jote-me-te-varet-sjellja-ime-me-ty-dialogu-ne-shtepine-e-re-188674" }