Rama: Në nëntor mbahet Samiti i Diasporës, do sjellë këtu të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut

Publikuar tek: politike, më 19:53 16-01-2018 Rama: Në nëntor mbahet Samiti i Diasporës, do sjellë këtu të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të organizuar në Pallatin e Kongreseve në kuadër të vitit të Skënderbeut ka njoftuar se Samiti i Diasporës do të mbahet në muajin nëntor.

“Skënderbeu ka qenë forcë emancipimi dhe evropianizimi. Për herë të parë përkujtimi i figurës së Skënderbeut, është si një ekspozitë për të zbuluar fakte dhe në njohje të panjohshme të figurës së tij. Në këtë hapësirë në këto ditë ndoshta nuk mund të ekspozohet gjithçka, unë them një shprehje latine ‘ejani dhe shihni’.

Sot 150 arbëresh kanë ardhur në tokën mëmë për të kujtuar figurën më të lartë të historisë. Shumë prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, pasi po mundohemi që të ngjisim copëzat e pasqyrës ë thyer të Skënderbeut. Ne po e mbajmë gjallë figurën e Skënderbeut, jo me imazhe por doket tona.

Të gjithë së bashku ne do i presim të gjithë arbëreshët, që sjellin këtu komunitetin e tyre. Në samitin e diasporës, në nëntor do të sjellë të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut kudo që janë. Të gjithë i mban gjallë malli i pa shueshëm për Shqipërinë.”-tha ndër të tjera Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011987924575806
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-ne-nentor-mbahet-samiti-i-diaspores-do-sjelle-ketu-te-gjithe-bijat-dhe-bijte-e-skenderbeut-106801" }