Rama në Paris për të bindur Macron, ja lajmi i keq nga Merkel për hapjen e negociatave

Publikuar tek: bota, më 10:06 15-05-2018 Rama në Paris për të bindur Macron, ja lajmi i keq nga Merkel për hapjen e negociatave Angela Merkel

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron do të përpiqet që ta bindë atë për të votuar pro hapjes së negociatave.

Ndërkohë nga Gjermania vijnë lajme jo të mira në lidhje me çështjen e negociatve.

Gazeta gjermane SWP shkruan se Shqipëria është një vend me shumë probleme, për sa i përket korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Sipas SWP, deputetët e CDU të Angela Merkel janë teje të shqetësuar dhe nuk pranojnë hapjen e negociatave.

Gjithashtu në shkrim thuhet, se koha kur do të vendosë parlamenti gjerman për këtë çështje, ende nuk dihet. Por theksohet se pa dritën jeshile të Bundestagut, Angela Merkel nuk mund të votojë pro hapjes së negociatave në samitin e qershorit. Në këtë mënyrë, vendimi do bllokohej.

Gjitahshtu SWP shkruan, se pavarësisht se çfarë mendojnë deputetët e partisë së Angela Merkel, edhe ajo vetë nuk është për hapjen e negociatave pa kushte.

Gazeta citon kancelaren që thotë se, negociatat mund të hapen vetëm në rast se do ketë të tjera reforma. “Këtë gjë, ajo, pritet ta diskutojë të enjten në Bullgari, me kolegët e tjerë gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor”, shton SWP.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013398885726929
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-ne-paris-per-te-bindur-macron-ja-lajmi-i-keq-nga-merkel-per-hapjen-e-negociatave-120806" }