Kryeiministri Rama ka prezantuar në Selenicë të Vlorës, kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kasëm Cenaj. Rama u shpreh se në 18 muaj janë bërë reforma rrënjësore.
"Reformat janë i vetmi drejtim i duhur. Këto zgjedhje janë për familjet, jo për partitë. Aleanca jonë për të transformuar Shqipërinë. SHQUP-i bën një fushatë, flet për çfarëdo lloj gjërash që nuk kanë lidhje me bashkinë. SHQUP-i flet për mrekullira, të njëjtat mrekullira që mendonte se po i bënte para 23 qershorit dhe tani ka dalë me grepa ku të gjejnë budallenj. Këta e çuan Shqipërinë në buzë të greminës. Punë dhe dinjitet thonë, punë kur lanë 1 mln të papunë, dinjitet kur e zhytën Shqipërinë në borxhe. Lavdi popullit që më 23 qershor i përcolli aty ku e kanë vendin se do e kishin marrë Shqipërinë më qafë”, tha Rama.
Rama tha se për Selenicën do të hapet një epokë e re zhvillimi, por problemeve dhe ankesave të banorëvi i’u është përgjigjur duke thënë se gjërat bëhen me rradhë.