Rama në shtëpinë e bardhë, merr çmimin çmimin për pluralizmin kulturor

Publikuar tek: barometri, më 07:59 06-03-2018 Rama në shtëpinë e bardhë, merr çmimin çmimin për pluralizmin kulturor

Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet prej dy ditësh për një vizitë zyrtare në Washington, ku është zhvilluar edhe forumi më i madh izraelit, IPAC.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka treguar se ditën e sotme është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm, që nënkupton pluralizmin kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit.

Kryeministri ka shkruar se çmimi i është dhënë nga një prej të emëruarve të Trumpit.

POSTIMI I PLOTË:

Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore.

Vlerësimi i Edi Ramës me çmimin e mbrojtjes së kauzës së hebrejve, vjen pas fjalimit të rëndësishëm që ai mbajti përpara një lobi të rëndësishëm izraelito-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0673987865448
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-ne-shtepine-e-bardhe-merr-cmimin-cmimin-per-pluralizmin-kulturor-112329" }