Rama në siklet/ Incident gjatë fjalës para studentëve të Mjekësisë, studenti thërret nga salla: Kemi prerë biletën për arratisje (Si reagoi kryeministri)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:53 20-02-2020 Rama në siklet/ Incident gjatë fjalës para studentëve të Mjekësisë, studenti thërret nga salla: Kemi prerë biletën për arratisje (Si reagoi kryeministri)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e diplomimit të 1,600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë, por jo gjithçka ka kaluar e qetë.

Teksa Rama ka marrë fjalën, dikush ka nisur të bërtasë mes studentëve në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ndonëse ka qenë e vështirë për t’u kuptuar se çfarë thoshte personi që i ndërhynte Ramës teksa fliste, kjo pasi regjia e kryeministrit u tregua vigjilente për t’ia ulur zërin mikrofonit, dukej se ai ishte i revoltuar për situatën në vend.

"Kemi prerë biletë për arratisje...", është dëgjuar të thotë personi nga salla. Rama i është përgjigjur me batutë.

“Është një individ, që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen tuaj, merreni dhe jepini recetën”, tha kryeministri Rama.

“A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, tha ai. Ndërsa Rama u përgjigj: “Jepjani pra recetën atij”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088858604431152
array(1) { ["section"]=> string(122) "rama-ne-siklet-incident-gjate-fjales-se-para-studenteve-te-mjekesise-dikush-terret-nga-salla-si-reagoi-kryeministri-195898" }