Rama në takim elektoral, militantët e opozitës i bllokojnë rrugën me protestë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 16-06-2019 Rama në takim elektoral, militantët e opozitës i bllokojnë rrugën me protestë

Edhe ditën e sotme disa militantë të opozitës kanë dalë në protestë kundra kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që Rama po zhvillon një takim me banorët e Pustecit, dhjetëra mbështetës të opozitës janë ngritur në protestë.

Qytetarët janë mbledhur prej më shumë se 30 minutash në fshatin Grabovicë, ku pritet të kalojë kryeministri me eskortën e tij.

Mësohet se ata do të tentojnë t'i presin rrugën Ramës dhe të pengojnë eskortën të kalojë dhe për këtë arsye forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit.

Kujtojmë se ky është i vetmi akt nacional që lidh Korçën me Pogradecin.

kjfhl.jpg

khjl.jpg

sdghfj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015007972717285
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-ne-takim-elektoral-militantet-e-opozites-i-bllokojne-rrugen-me-proteste-168445" }