Rama në Ukrainë me homologun, ishte planifikuar konferencë për shtyp por anulohen pyetjet e gazetarëve (VIZITA SI PRESIDENT I OSBE)

Publikuar tek: politike, më 11:00 20-01-2020 Rama në Ukrainë me homologun, ishte planifikuar konferencë për shtyp por anulohen pyetjet e gazetarëve (VIZITA SI PRESIDENT I OSBE) Kreu i Presidencës së OSBE, Edi Rama dhe ministri i jashtëm ukrainas në Kiev, Vadym Prystaiko

 Ishte planifikuar të bëhej një konferencë për shtyp pas takimit të kreut të Presidencës së OSBE, Edi Rama, me ministrin e jashtëm ukrainas në Kiev, Vadym Prystaiko.

 Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në këto momente, Rama, në cilësinë e kreut të OSBE ka dalë me homologun ukrainas në Konferencë dhe nuk kanë lejuar pyetje nga mediat e pranishme, raporton newsbomb.al.

Siç ishte planifikuar më parë, kjo është vizita e parë e Ramës si kryetar i radhës së OSBE në një vend anëtar të organizatës, Ukrainë. Zyra e shtypit e OSBE shkruan se bisedimet e nivelit të lartë do të zhvillohen me presidentin karizmatik Volodymyr Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk, ministrin e jashtëm Prystaiko dhe kreun e Kuvendit Dmytro Razumkov në 20 janar.

Bisedimet do të përqëndrohen për misionin special të OSBE në vend si dhe përpjekjet rreth një resolute paqësore, raporton newsbomb.al. Ndërkohë Rama do të shkojë edhe në zonat e konfliktit, sipas njoftimit për shtyp. Kjo vizitë e parë që bën Rama si kryetar I OSBE-së, reflekton dëshirën e presidencës shqiptare për të adresuar zgjidhjen e krizave dhe konflikteve, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të OSBE.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021735191345215
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-ne-ukraine-me-homologun-ishte-planifikuar-konference-per-shtyp-por-anulohen-pyetjet-e-gazetareve-vizita-si-president-i-osbe-192576" }