Rama në Urën Vajgurore “mbytet” nga gratë, njëra i puth dorën: O flori! (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:46 03-12-2017 Rama në Urën Vajgurore “mbytet” nga gratë, njëra i puth dorën: O flori! (FOTO-VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonën e Urës Vajgurore, e cila sipas autoriteteve falë ndërhyrjeve në sistemin e kanalizimeve nuk është prekur nga përmbytjet masive.

Pasi është takuar me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe deputeten e zonës, Ermonela Felaj, Rama është takuar edhe më disa banorë të zonës, shumica gra. Ata e kanë falenderuar në masë për masat që ka marrë, ndërsa njëra prej tyre nuk është përmbajtur dhe pasi e quajtur “flori” i ka puthur dorën.

“Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, shkruan ndërkohë Rama, teksa poston këtë video në faqen e tij në facebook. 

rrrrr.jpg

gruaja.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01601505279541
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-ne-uren-vajgurore-mbytet-nga-grate-njera-i-puth-doren-o-flori-foto-video-101782" }