Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryeministrin e vendit, Edi Rama u ndalën për të parë nga afër uzinën e Ferrokromit në Elbasan, e treta e këtij lloji në industrinë minerare në vend.
Kapaciteti i kësaj uzine është 20 mijë ton ferrokrom në vit, kryesisht i destinuar për eksport. Sipas deputetit Balla, ferrokromi i dalë nga kjo uzinë eksportohet në Amerikë, Gjermani, Itali e Francë.
"Aktualisht kompania GSA ka punësuar këtu 120 punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 800 mijë lekë të vjetra. Numri i punonjësve pritet të rritet pasi kompania të vendos në punë edhe dy furrat e tjera. Vëzhguam nga afër edhe teknologjinë që kjo kompani aplikon për të respektuar mjedisin dhe u informova nga drejtuesit e kësaj kompanie se normat mjedisore respektohen tërësisht", tha Balla.
Lidhur me rafinerinë që funksionon në këtë zonë, Balla u shpreh se duhet të kontrollohet përmbushja e kritereve mjedisore.
"Duhet të kontrollohet përmbushja e kritereve mjedisore, sepse banorët e Balldrenit dhe zonave përreth, dhe unë si deputet i zonës, kemi identifikuar shkelje të normave mjedisore", theksoi Balla.