Rama në Valbonë, poston foton e ëmbël me bashkëshorten dhe Zahon e vogël

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:27 31-10-2020 Rama në Valbonë, poston foton e ëmbël me bashkëshorten dhe Zahon e vogël Edi, Zaho dhe Linda Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë, ku ka parë nga afër një qendër të grumbullimit të gështenjave në këtë qytet.

Kreu i Qeverisë është ndalur dhe në Valbonën e bukur turistike, dhe ka zgjedhur të publikojë në rrjete sociale një foto të ëmbël me bashkëshorten dhe Zahon.

Rama shfaqet i veshur sportiv, i ulur pranë djalit, ndërsa si ai dhe Linda shihen me maska, duke respektuar rregullat anticovid-19.

Rama ka zgjedhur bujtinën e Kolë Gjonit për të pushuar, teksa thotë se ende ka njerëz që qendrojnë dhe investojnë në këtë vend.

“Valbonë, Tropojë - Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan Rama në facebook.  

rama.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në foto me ‘Sofinë e Çanit’, komentuesi e ngacmon: Do bëhet xheloze Monika, ja përgjigja epike e Presidentit
»
Article Logic
Execution time: 0.011626958847046
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-ne-valbone-poston-foton-e-embel-me-bashkeshorten-dhe-zahon-e-vogel-225946" }