Rama nesër konferencë pas deklaratës për fshehje të viktimave nga Covid-19, Basha: Deri nesër do shkatërrohen provat dhe do zhduken dokumentet

Publikuar tek: politike, më 16:51 20-11-2020 Rama nesër konferencë pas deklaratës për fshehje të viktimave nga Covid-19, Basha: Deri nesër do shkatërrohen provat dhe do zhduken dokumentet Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish sot për deklaratat që bëri mbrëmë në emisionin “opinion”, lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga covid-19, duke fajësuar drejtpërdrejt qeverinë.

Basha tha se çdo akuzë e tij është e vërtetë dhe e mbështetur në prova, të cilat deri nesër kur të dalë Rama në konferencë do shkatërrohen, tha kryedemokrati.

Lulzim Basha i bëri sërish thirrje prokurorisë që të shkojë të marrë provat dhe të hetojë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, siç është fshehja e numrit të viktimave nga covid-19.

Basha: Dje kam thënë që prokuroria të shkojë në morg të marrë provat. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet, dhe nuk kam ndërmend të publikoj emra. Përse nuk shkon prokuroria? Pse thotë Rama nesër do dal në konferencë për shtyp? Pse jo sot? Që deri nesër të manipulojë të dhënat? Kjo është e turpshme. Dihet që është bërë krim. Është ulur në sy të publikut rreziku i pandemisë. Së dyti duke fshehur numrin e viktimave ke fshehur dhe përgjegjësinë për marrjen e masave. Ndaj ky moment nga denoncimi deri te konferenca e nesërme e Ramës, është moment i fshehjes së provave. Provat që na u sollën ne janë aty në morg. Të shkojë prokuroria. Ata bëjnë politikë me vdekjen jo ne, ata se po e ulin numrin.

Nuk ka pikë rëndësie publikimi. Listat kanë qenë të plota dhe ju i keni parë. Ka një shenjë respekti ndaj familjeve të viktimave dhe kjo është arsyeja pse unë mbrëmë jam përmbajtur pasi qëllimi është t’i japim fund politikës me vdekjen, që do të thotë të marrësh masat për numrin real të infeksioneve dhe viktimave. Qëllimi kryesor është që kjo situatrë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Rama të shkulen nga facebook-u dhe nga fyerjet që i bëjnë opozitës sa herë ne akuzojmë. Ne kemi kopjet tona dhe i bëjmë thirrje prokurorisë. Ky njeri druhem se këtë kohë do e përdor për të shkatërruar dokumentet, por të vëretën e dinë të gjithë personeli shëndetësor. E rëndësishme është shëndeti dhe jeta e njerëzve, ndërsa procesi i menaxhimit t pandemisë nuk bëhet me deklarata të tilla. Nëse s’ka testime, pajisje dhe rimbursim real për shqiptarët që paguajnë ilaçe këto deklarata janë kot. Edi Rama vendos që paratë të mos shkojnë për testime, për hapjen e reparteve Covid në spitalet rajonale. Këto janë vendime dhe përgjegjësi të Edi Ramës, ai nuk mund të fshihet. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që Edi Rama t’i çojë paratë për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Ne nuk jemi mjaftuar me denoncime, por ju kemi dhënë plane, masa për shëndetin e shqiptarëve dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rudina Hajdari takon Di Maion, zbulon se për çfarë biseduan: Ramë dakord të shkëmbejmë eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen ‘5 Yje’ në Itali
»
Article Logic
Execution time: 0.012233018875122
array(1) { ["section"]=> string(147) "rama-neser-konference-pas-deklarates-per-fshehje-te-viktimave-nga-covid-19-basha-deri-neser-do-shkaterrohen-provat-dhe-do-zhduken-dokumentet-228498" }