Rama nga Sofje flet edhe njëherë për kokainën, zbulon prioritetin e qeverisë (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 17:26 01-03-2018 Rama nga Sofje flet edhe njëherë për kokainën, zbulon prioritetin e qeverisë (DEKLARATA)

Kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhje direkte nga Sofje, pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker ka dhënë një deklaratë për bisedimet që janë kryer për mundësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se situata duket shumë pozitive, ku theksoi se autostrada Atlantiko-Joniane është një prioritet parësor.

Rama gjithashtu u prononcua edhe për sasinë rekord të kokainës që është kapur ditën e djeshme në Portin e Durrësit, duke përgëzuar grupet hetimore dhe forcat e policisë që mundësuan ndalimin e kamionit. Sipas Ramës ky aksion ka marrë një jehonë pozitive duke qënë se aksioni u krye pa marrë asnjë sinjalizim nga partnerët ndërkombëtarë.

“Vlen të theksohet edhe në fund që operacioni i agjensive tona ligjzbatuese, hetimi doganor edhe Policia e Shtetit, me mbështetjen e Prokurorirsë, pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur pasrasysh që ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja që është kapur ndonjëherë praj nesh, por sepse përpara ka kaluar nga portet e vendeve te BE dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve.” – ka thënë kryeministri Rama.

DEKLARATA E PLOTË: 

Ky ishte një takim përmbyllës i takimit me komisionerin për zgjerimin si dhe të shefes së diplomacisë europiane këtu në Sofie, pas stacioneve në të gjithave pikave ku ata u ndalën në Ballkan dhe në njëfarë mënyre ishte një bilanc që unë e konsideroj shumë pozitiv të cilin e parashtroi presidenti Juncker si dhe po ashtu një diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme ku “Korridori Blu”, apo autostrada Atlantiko-Joniane është një prioritet parësor.

Pra ajo ç’ka vlen të theksohet për publikun tonë është kendveshtrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje, që faktikisht është treshja e referencës së vendeve anëtare lidhur me ecurinë dhe gadishmerinë e Shqipërisë në këtë moment kyç ku ne presim një rekomandim pozitiv nga Komisione Europian dhe sigurisht një përgjigje pozitive edhe nga vendet anëtare.

Është e qartë që duhet të punojmë intesivisht përsa i përket vendeve anëtare, pasi kështu funksionon ky proces por është po ashtu e qartë që ka një mirkuptim të qartë për hapat e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria.

Vlen të theksohet edhe në fund që operacioni i agjensive tona ligjzbatuese, hetimi doganor edhe Policia e Shtetit, me mbështetjen e Prokurorirsë, pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur pasrasysh që ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja që është kapur ndonjëherë praj nesh, por sepse përpara ka kaluar nga portete e vendeve te BE dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrrolleve. Ashtu si kundër ishte e rëndësishme edhe nënvijëzimi i vetëdijes se ky ishte një operacion mirëfillli i agjensive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010915994644165
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-nga-sofje-flet-edhe-njehere-per-kokainen-zbulon-prioritetin-e-qeverise-deklarata-111899" }