Rama: Nga sot gjyqtarët mund të arrestohen, ligji që miratuam dje është goditja më e fortë ndaj krimit

Publikuar tek: politike, më 22:19 13-02-2020 Rama: Nga sot gjyqtarët mund të arrestohen, ligji që miratuam dje është goditja më e fortë ndaj krimit Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se me ligjin e ri të kaluar dje në Kuvend, gjyqtarët e korruptuara dhe të lidhur me krimin mund të arrestohen.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama ka thënë se me qeverinë e re të drejtësisë gjyqtarët që japin vendime skandaloze do të shkojnë në burg. Sipas tij ata janë në aleancë me KÇK-në.

“Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë një bandë. Këta gjyqtarë dhe prokurorë thonë që nuk e kalojnë Vettingun, se nuk ka asnjë shans, ndaj dhe thonë të kapim, ç’të kapim. Meqë qenka kështu, ata nuk mund të kapin ç’të kapin, pasi të fillon hetimi nga ILD dhe shkon direkt përpara gjyqit si gjyqtar apo prokuror i akuzuar për t’u dënuar me burg, sepse ke bashkëpunuar me krimin”, tha Rama.

Fevziu: Mund të arrestohet një gjykatës apo prokuror?

“100% arrestohet, nëse jep vendime skandaloze, siç ishte ai i gjyqtares që liroi atë. Me këtë ne kemi arritur t’iu japim mesazhin gjyqtarëve e prokurorëve “Mos guxoni të bënim më veprime të tilla”. Deri dje kjo nuk bëhej dot, ishte e pamundur. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem. Ligji special nuk merret me asgjë tjetër, përveçse me një gjë: je dënuar, sepse ke vrarë, ke shfrytëzuar vajza, ke trafikuar drogë. E ke kryer apo je duke e kryer dënimin, s’ka rëndësi. Jo ne, po ti, jo shteti, po ti, do provosh që pasuria është burim i punës dhe jo i aktivitetit kriminal. Këtë gjë ka bërë edhe Italia, kur ka shkatërruar mafien. Ne e kemi një ligj ‘anti-mafia’, që është më i egër se ky, por me kë të funksiononte ai, me KÇK. Kjo është shpallja më ekstreme e luftës ndaj krimit të organizuar”, tha kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02763295173645
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-nga-sot-gjyqtaret-mund-te-arrestohen-ligji-qe-miratuam-dje-eshte-goditja-me-e-forte-ndaj-krimit-195129" }