Rama nga TV italian thirrje Europës për të luftuar koronavirusin e bashkuar: Të veprojmë si Milani i Sakit

Publikuar tek: politike, më 23:34 29-03-2020 Rama nga TV italian thirrje Europës për të luftuar koronavirusin e bashkuar: Të veprojmë si Milani i Sakit Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për kanalin italian “TG 24” bën thirrje për bashkimin e forcave në luftën kundër koronavirusit.

Pasi Shqipëria i erdhi në ndihmë Italisë duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë, Rama me modesti thotë se vendimi nuk ishte “reciprocitet” por “bërja e detyrave të shtëpisë” për ato shumë herë që Italia i ka ndihmuar vendit tonë.

Në fund Rama thotë se Europa nuk duhet vetëm të mbrohet, por edhe të sulmojë në këtë luftë, njësoj si ekipi i Milanit në kohën e artë të trajnerit Arrigo Sacchi

“Nuk mund të ndryshojmë valën e kësaj lufte vetëm me 30 doktorë dhe infermierë. Është diçka e natyrshme që duhet ta bëjmë. Të luftosh në Itali është njësoj si të luftosh në shtëpinë tënde. Nuk mund të flasim për reciprocitet, sepse Italia dhe italianët kanë bërë shumë për në kohëra të errëta. Thjesht, po bëjmë detyrat e shtëpisë si anëtarë të një familjeje që na përket dhe neve. Ky armik i padukshëm po i sulmon të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk duhet vetëm të mbrohemi, por dhe të kundërsulmojmë. E gjithë Europa duhet të veprojë kështu, njësoj si Milani i famshëm i Arrigo Sakit. Nuk duhet vetëm të mbrohemi si një skuadër, por duhet dhe të sulmojmë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091519355773926
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-nga-tv-italian-thirrje-europes-per-te-luftuar-koronavirusin-e-bashkuar-te-veprojme-si-milani-i-sakit-200583" }