Rama nga Uashingtoni ‘demaskon’ qytetarin nga Prrenjasi, i nxjerr fotot e vilës

Publikuar tek: barometri, më 07:05 05-03-2018 Rama nga Uashingtoni ‘demaskon’ qytetarin nga Prrenjasi, i nxjerr fotot e vilës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër shembull sesi sipas tij vidhet ndihma ekonomike nga persona me kushte të mira jetese, duke ua mohuar atyre që vërtet kanë nevojë.

Edhe pse ndodhet në Uashington, Rama ka postuar një tjetër rast, atë të një qytetari nga Prrenjasi që përfitonte ndihmë ekonomike edhe pse është pronar i një vile dykatëshe.

“Majtas, vila 2 katëshe e F.R në Prrenjas që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e A.B po në Prrenjas që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.R është përjashtuar dhe A.B është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë. Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare” – shkruan ai.

vila.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034239053726196
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-nga-uashingtoni-demaskon-qytetarin-nga-prrenjasi-i-nxjerr-fotot-e-viles-112213" }