Rama ngjitur me Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror: Procesi i integrimit i paparashikueshëm, do të rrisim bashkëpunimin rajonal

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 08-11-2019 Rama ngjitur me Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror: Procesi i integrimit i paparashikueshëm, do të rrisim bashkëpunimin rajonal Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror gjatë ditës së sotme.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, Rama tha se rajoni i Ballkanit ka potencial për të rritur bashkëpunimin dhe të shmangë pasojat negative që solli mosvendimi i tetorit nga ana e BE në të ardhmen e rajonit.

‘Është shumë e qartë që, nëse procesi i integrimit europian është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.

Ësëhtë e qartë që natyra e vendimeve në Këshillin Europian është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne.

Ne e dimë që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative që sjell mosvendimi i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen tonë.

Sigurisht për Aleksandrin është më e thjeshtë, sepse, siç e tha, vendi i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se, meqë ne e kemi më të vështirë, duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, jo për këtë brez të liderëve në Europë.

E fundit, por jo nga rëndësia, është absolutisht thelbësore ta themi që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Europën Juglindore, po aq sa Europa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Europian.

Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes’, deklaroi në Forum kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02155590057373
array(1) { ["section"]=> string(131) "rama-ngjitur-me-vucic-ne-forumin-ekonomik-boteror-procesi-i-integrimit-i-paparashikueshem-do-te-rrisim-bashkepunimin-rajonal-185198" }