Rama nis takimet sekrete, zbulohet biseda kofidenciale mbi 1 orë në zyrën e tij

Publikuar tek: politike, më 19:20 07-07-2017 Rama nis takimet sekrete, zbulohet biseda kofidenciale mbi 1 orë në zyrën e tij

Kryeministri Rama mësohet se ka nisur takime konfidenciale me drejtues kyç në administratën e lartë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin e ministrive dhe nivelit politik gjatë këtij mandati.

Ai ka kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit të këtyre bashkëbisedimeve, siç mëson Newsbomb.al nga një prej të intervistuarve.

I njëjti burim tha për Newsbomb.al se bashkëbisedimi ishte një intervistë e mirëfilltë prej rreth 70 minutash. Rama ka kërkuar opinionin e të intervistuarit mbi ministrin përkatës, kabinetin ministror, sekretarin e përgjithshëm dhe deri tek aspekte të punës që burimi pohon se "nuk ma ka marrë mendja të ishin në vëmendjen e  kryeministrit".

Takimi është zhvilluar në zyren e kryeministrit dhe mesa duket për të ruajtur konfidencialitetin, këto takime nuk figurojnë në axhendën zyrtare të shefit të qeverisë.

Newsbomb.al mëson se Rama nuk ka dhënë opinione të tijat gjatë bisedës, por ka bërë shumë pyetje. Kjo e ka bërë burimin të kuptojë se kryeministri synon të analizojë imtësisht bashkëpunetorët e tij në qeveri dhe funksionimin e ministrive, duke kërkuar t'i shohë këto nga këndveshtrimi i atyre që zakonisht nuk pyeten kurrë për opinionet që kanë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073919296264648
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-nis-takimet-sekrete-zbulohet-biseda-kofidenciale-mbi-1-ore-ne-zyren-e-tij-85397" }