'Rama nuk di t'i japë biçikletës dhe as makinës', Kujtim Gjuzi për kryeministrin: Të mësova të hiqje njollat nga pantallonat...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:34 24-05-2019 'Rama nuk di t'i japë biçikletës dhe as makinës', Kujtim Gjuzi për kryeministrin: Të mësova të hiqje njollat nga pantallonat...

Kreu i Partisë Konstervatore Kujtim Gjuzi i ftuar mbrëmë më emisioni “360 Gradë” tregoi se kryeministri Rama nuk di t'i japë as biçikletës dhe as makinës.

Madje deputeti më i ri në Kuvend tregoi një situatë kur kryeministri kishte shkuar me skuadrën kombëtare në Tiranë dhe i ishin bërë pantallonat me njollë duke shtuar se ai vet, pra Gjuzi e kishte mësuar se si të kthente pantallonat mbrapsht që të mos dukeshin.

Theksojmë se Gjuzi vazhdimisht mundohet të tregojë histori personale të figurave të njohura që nuk kanë lidhje me aktivitetin politik.

Pjesë nga biseda:

Gjuzi: Qëse Rama nuk di të qepë, një dhe që nuk di ti japë biçikletës, dy besoj se e dini.

Zheji: Jo këtë të biçikletës nuk e dija.

Gjuzi: Atëherë po ju them kur ju linin biçikletën para Bashkisë së sotme pse nuk e merrnit biçikleten zoti Rama.

Unë kam qenë pronar i një autoshkolle. Nëse do kishte ardhur për të mësuar në instruktorët e mi Rama do kishte mësuar edhe do ta drejtonte shumë mirë shtetin.

Kur keni qenë në skuadrën kombëtare, babi jot të ka dërguar me skuadrën kombëtare të luash dhe ke ardhur me pantallona zhinse dhe atlete të bardha në Tiranë dhe pasi tu bënë me njollë, dhe the si t'ja bëjmë me këtë njollë se nuk hiqet. Të mësova të hiqje njollat dhe i kthyem pantallonat së papthi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02632212638855
array(1) { ["section"]=> string(127) "rama-nuk-di-t-i-jape-bicikletes-dhe-as-makines-kujtim-gjuzi-per-kryeministrin-te-mesova-te-hiqje-njollat-nga-pantallonat-165502" }