Rama nuk i ndahet fëmijëve që u hodhën nga dritarja për t'i shpëtuar tërmetit, merr Aurelin dhe shkon te shtëpia e Alesios (Video)

Publikuar tek: politike, më 17:22 15-12-2019 Rama nuk i ndahet fëmijëve që u hodhën nga dritarja për t'i shpëtuar tërmetit, merr Aurelin dhe shkon te shtëpia e Alesios (Video) Kryeministri Edi Rama me Alesion dhe Aurelin

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen Cakoni që humbi shtatë anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë vizitës te 10-vjeçari Alesio Cakoni, i cili humbi babanë dhe motrën, Rama kishte marrë me vete edhe 7-vjeçarin Aurel Lala. Të dy fëmijët u hodhën nga dritaret e banesës në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrimtar.

Kryeministri Rama i ka treguar edhe dhomën e re Alesios, ndërsa disa ditë më parë ai u plotësoi ëndrrën fëmijëve duke i mundësuar të takohen me idhujt e tyre në futboll, Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon.

Rama tha se dy fëmijët do të kenë edhe një bursë të veçantë për libra, rroba dhe aktivitete sportive.

VIDEO:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024678945541382
array(1) { ["section"]=> string(134) "rama-nuk-i-ndahet-femijeve-qe-u-hodhen-nga-dritarja-per-t-i-shpetuar-termetit-merr-aurelin-dhe-shkon-te-shtepia-e-alesios-video-189478" }