Rama nuk tërhiqet, fton sërish Bashën: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

Publikuar tek: politike, më 16:03 08-12-2019 Rama nuk tërhiqet, fton sërish Bashën: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh Montazh: Edi Rama / Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kryedemokratit Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale, duke i propozuar të takohen.

Rama shkruan se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit.

Në fund, Rama i thotë Bashës se refuzimi i tryezës së përbashkët është “gabim i madh”.

“@lulzimbashaal një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kjo është hera e tretë që Rama e fton publikisht Bashën në takim për të diskutuar rreth situatës pas tërmetit, ndërsa kreu i PD-së, nuk ka pranuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034417152404785
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-nuk-terhiqet-fton-serish-bashen-refuzimi-i-tryezes-se-perbashket-gabim-i-madh-188776" }