Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët, me Saliun në krye...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:53 03-12-2020 Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët, me Saliun në krye... Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në RTV Ora, foli edhe për lëvizjen studentore të vitit ’90 dhe pse nuk u anëtarësua në Partinë Demokratike.

Sipas Ramës, ai zgjodhi të ishte në PS pasi në PD e kishin zënë radhën komunistët.

Rama: Kishin anonçuar Partinë Demokratike dhe nuk e harron atë skenë. Saliu ishte në këmbë atje, me atë pardesynë si ato të valleve të shpatave. Dhe mbante një fjalim për huliganët e Shkodrës. Sepse disa të rinj në Shkodër kishin thyer xhamat e dyqaneve në Shkodër. Ky mbajti një fjalim për huliganët. Në fakt nuk ishte fjalim, ishte teksti që do nxirrte partia e sapoformuar për të mbajtur një fjalim për huliganët dhe ishte e njëjta gjuhë si e Ramiz Alisë. Dhe unë i thashë: Më falni, ku jam unë këtu?! Ku jam këtu se s’po e kuptoj, çfarë është kjo? Si mund t'i quani huliganë siç i quan Ramiz Alia?!.

Lela: Ikët nga konteksti i Ramiz Alisë dhe shkuat në partinë e Ramiz Alisë… në 2000-në…

Rama: Po natyrisht. Se, e para nuk ishte ajo që kishte lënë Ramizi dhe e dyta, në partinë ku më takonte të isha e kishte zënë rrugën një rradhë e gjatë komunistash me Saliun në krye.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon arsyen pse policia nuk e kap autorin
Shërbimi Meterologjik: Reshje shiu të dobëta, në mesditë do ketë kthjellime e vranësira »
Article Logic
Execution time: 0.0098650455474854
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-nuk-u-anetaresova-ne-pd-se-e-kishin-zene-radhen-komunistet-me-saliun-ne-krye-230111" }