Rama nxjerr pamjet e një pallati në Durrës dhe QETËSON qytetarët: Media shoqe e ankthit, ekspertët ndëkombëtarë e thanë fjalën e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 02-12-2019 Rama nxjerr pamjet e një pallati në Durrës dhe QETËSON qytetarët: Media shoqe e ankthit, ekspertët ndëkombëtarë e thanë fjalën e tyre Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka siguruar që një pallat në Durrës edhe pse në pamje të parë mund të shfaqë dyshime për dëmtime të rënda, pas inspektimit dhe vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë, rezulton se godina nuk paraqet asnjë rrezik për tu shembur.

Kreu i qeverisë, sërish bën përgjegjëse median, sipas të cilit ajo bëhet shkak i panikut dhe ankthit të rënduar tek njerëzit.

'Miqtë e mi!

Shikojeni një shembull tipik se si paniku, ankthi dhe shoqja e tyre, media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti!

Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë.

Konkluzioni:

Pallati nuk ka ASNJË RREZIK SHEMBJEJE

ËSHTË PLOTËSISHT I RIPARUESHËM
(Çarja apo rënia krejt e mureve s’do të thotë asgjë, sepse fatin e një godine e përcakton struktura jo muret)

PAS RIPARIMEVE BANORËT MUND TË RIKTHEHEN QETËSISHT NË SHTËPI

Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media', shkruan Rama.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076701641082764
array(1) { ["section"]=> string(138) "rama-nxjerr-pamjet-e-nje-pallati-ne-durres-dhe-qeteson-qytetaret-media-shoqe-e-ankthit-ekspertet-ndekombetare-e-thane-fjalen-e-tyre-188131" }