Rama nxjerr videon: Ja çfarë ndodh në mitingun e LSI (Video)

Publikuar tek: politike, më 21:54 21-06-2017 Rama nxjerr videon: Ja çfarë ndodh në mitingun e LSI (Video)

Kryeministri Rama ka treguar ne një intervistë me Rudina Xhungën një video që i kishin dërguar nga Berati, ku LSI mbajti mitingun përmbyllës elektoral në këtë qytet.

Sipas Ramës, në video dukej se sa pak qytetarë ishin mbledhur ne këtë miting. Në video duken disa karige bosh, por që nuk dihet se në ç'moment të mitingut janë filmuar. Sipas Ramës, gjatë fjalimeve të rëndësishme.

Për deklaratën e Ilir Metës se Rama do që ta bëjë “Shqipërinë burg me ngjyra” Rama i dha këtë përgjigje:

“Nuk hyj në këto polemika se janë shumë të ulëta për mua, dua të shikojmë të gjithë larg dhe lart dhe të jemi të vetëdijshëm që vërtet s’kemi bërë sa duhet për tu ndjerë njerëzit aq mirë sa dua unë, por të ndajmë mendjen do bëjmë apo s’do bëjmë shtet”.

Rama ka thumbuar Meten me deklaratat e tij para dhe pas marrëveshjes me Bashen: “8 vjet ka qenë kryetar partie, sillej si president, sa e zgjodhëm president sillet si kryetar partie”, tha Rama.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Me Ramën nuk kam asgjë personale, marrëdhënia me të është mbyllur
“Kariget bosh”, Meta i përgjigjet Ramës: Ishin 3 mijë ulur, 10 mijë në këmbë »
Article Logic
Execution time: 0.011287927627563
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-nxjerr-videon-ja-cfare-ndodh-ne-mitingun-e-lsi-video-83357" }