Rama: Opozita dhe Presidenti 'kanë bërë marrëveshje me Covid-in' për të më rrëzuar nga pushteti! Viktimat s’mund të fshihen si serverat një ditë pas 21 janarit

Publikuar tek: politike, më 18:24 21-11-2020 Rama: Opozita dhe Presidenti 'kanë bërë marrëveshje me Covid-in' për të më rrëzuar nga pushteti! Viktimat s’mund të fshihen si serverat një ditë pas 21 janarit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike pas akuzave të kryedemokratit Basha se po fshihen numrat e viktimave nga covid-19, ka folur me tone të ashpra, duke akuzuar opozitën dhe presidentin se janë bërë palë dhe po përdorin virusin që të marrin pushtetin.

Sipas Ramës, opozita që bën këto akuza të pabaza dhe makabre, i ka në mend vetë dhe është e aftë t’i bëjë vetë, përderisa akuzon dhe shpif.

Kryeministri tha se viktimat e Covid-19 nuk janë as votat e PD që humbin rrugës nga një njësi votimi në tjetrën, dhe as serverat e kryeministrisë që u fshinë një ditë pas tragjedisë së 21 janarit.

Rama: Nuk kanë për t’ja arritur qëllimit me inskenime politike nga morgu i spitalit. Nuk është demokratike dhe njerëzore. Në këtë luftë mund të sfidohet qeveria dhe ekspertiza, por nuk mundet që deri të presidenti të krijojë komitet alternativ, dhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë qeveria të blejë maska për qytetarët, ndërsa komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Kjo nuk është demokratike dhe njerëzore. Ne nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku qeveria lufton çdo orë e çast, dhe opozita bashkë me presidentin bëjnë aleancë me kovidin për të më rrëzuar mua nga pushteti, duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu.

Kjo nuk është demokratike dhe as njerëzore. Në kulmin e kësaj lufte ku vala e dytë po sulmon botën, ata bëjnë lajme të rreme edhe për të vdekurit. Sot shëndetësia nëpër botë po goditet, këta dalin dhe thonë qeveria po fsheh numrin e të vdekurve. Po kapërcejnë çdo kufi të demokraciosë sepse janë të çartur për pushtet.

Sado i dobët qoftë lideri i opozitës, si mund të dalësh dhe të tmerrosh dhe të cënosh integritetin njerëzor të mjekëve që prej 9 muajsh kanë harraur fëmijët. Si mundet që të bien kaq poshtë. Si mund të flihet më gjumë kur nxjerr nga goja këtë makabritet. Si mundet ne të përdorim pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve? Ky nuk është karakteri i këtij populli. Është manifestim ekstrem i karaktereve të dobëta, që gjithmonë në historinë tonë e kanë dëmtuar vendin.

S’ka më turp se kaq. Në këtë pikë nuk është më dot e imagjinueshme, se ku mund të shkojë më paturpësia e këtyre. Vota janë ata që vdesin në spitale, vota të PD që humbin rrugëve? Kush janë mjekët? Anëtart e komiteteit të Nishanit, apo këshilltarët e presidentit që shpërndajnë nëpër botë si zogjtë e korbit lajme të rreme?

Viktimat e kovidit nuk mund të fshihen si serverat në kryeministri pas 21 janarit.

Ata janë në gjendje ta bëjnë vetë këtë për të cilën na akuzojnë. Këta ngrenë akuza që ngrenë dhe të vdekurit nga varri.

Do thirret Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital. Duke krijuar një trysni kaq të tepërt, për mjekët që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, falenderim. Hyn në sferën e përbuzjes për ç'njerëzoren. Jemi të detyruar të mësohemi me kriminalizimin e mjekëve tanë kur ata i dolën zot shqipërisë në momentin më të vështirë. Prokuroria e di vetë detyrën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues.

 Do ta kalojmë dhe këtë dimër të vështirë, dhe Shqipëria do e kalojë dhe pjesën më të keqe, që na zuri dhe do e heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë me detyroi të dilja? Rama sqaron: Shajnë e gjuajnë përditë me gurë, shpifjet mua ma ndezin gjakun
‘Po fshihen viktimat’, Rama foli ashpër dhe sulmoi opozitën, reagon PD: Është i plakur dhe i mbaruar... »
Article Logic
Execution time: 0.01221489906311
array(1) { ["section"]=> string(162) "rama-opozita-dhe-presidenti-kane-bere-marreveshje-me-covid-in-per-te-me-rrezuar-nga-pushteti-viktimat-s-mund-te-fshihen-si-serverat-nje-dite-pas-21-janarit-228627" }