Rama: Opozita s’më duket më e fortë se kjo në Parlament, janë e njëjta gjë! Ambasadorët nuk i kundërshtuan ndryshimet kushtetuese

Publikuar tek: politike, më 21:19 31-07-2020 Rama: Opozita s’më duket më e fortë se kjo në Parlament, janë e njëjta gjë! Ambasadorët nuk i kundërshtuan ndryshimet kushtetuese Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se ambasadorët e BE dhe SHBA nuk i kundërshtuan ndryshimet kushtetuese, ndonëse shprehën keqardhjen për mos arrtijen e konsensusit, por kjo sipas Ramës është “emocion” dhe jo kundërshti.

“Edhe unë e kuptoj dhimbjen e opozitës jashtëparlamentare, por deri këtu,” tha Rama në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll”.

I pyetur lidhur me performancën e opozitës në parlament, Rama tha: “Nuk më duket më e fortë në Parlament ajo që ishte me këtë që është. E njëjta gjë janë”.

“Keqardhja është emocion. Ku është kundërshtia këtu. Nuk ka asnjë kundër. I njoh dhe i respektoj maksimalisht sepse përfaqësojnë shtete mike, përfaqësojnë edhe personalisht njerëz që e kanë treguar më shumë se një herë që në Shqipëri nuk janë për të jetuar dhe paguar mirë. Edhe unë e kuptoj dhimbjen e opozitës jashtëparlamentare, por deri këtu,” u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099799633026123
array(1) { ["section"]=> string(133) "rama-opozita-s-me-duket-me-e-forte-se-kjo-ne-parlament-jane-e-njejta-gje-ambasadoret-nuk-i-kundershtuan-ndryshimet-kushtetuese-215673" }