Rama para gjithë Tiranës: Lali Eri ka rritur taksat, gëdhihet duke mbjellë pemë, i meriton ato 5 lekë

Publikuar tek: barometri, më 08:03 03-05-2018 Rama para gjithë Tiranës: Lali Eri ka rritur taksat, gëdhihet duke mbjellë pemë, i meriton ato 5 lekë

Kryeministri Edi Rama aktualisht është duke mbajtur një dëgjesë me qytetarët e Tiranës, për të folur më shumë për platformën e bashkëqeverisjes.

Teksa ka folur për rritjen e taksave, Rama bëri dhe një deklaratë paksa të papritur, teksa pranoi se kryebashkiaku i Tiranës ka rritur taksat. Rama theksoi se qeveria nuk e ka bërë diçka të tillë, por Erion Veliaj po, dhe kjo pa arsye. Sipas kryeministrit, edhe pse janë rritur taksat, janë bërë investime të rëndësishme për qytetin.

"Lali Eri dhe kryetarët e bashkive, në xhepin e këtyre qytetarëve nuk reflektohet si rritje. Me taksën e arsimit janë ndërtuar 17 shkolla në Tiranë, në fund të ditës janë kontribute që kthehen pas. Një kryetar bashkie gdhihet duke mbjell pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ja vlen t’ia japësh ato 5 lekë. Në fund të fundit patriotizmi nis nga taksa. Kush i thotë vetes; o sa mirë me qenë shqiptar, çdo gjë është por jo patriot. Me ndihmën e kolegëve që folën dhe me begenisjen e Lali Erit mund t’ju përgjigjemi sa më shumë pyetjeve, ndaj flisni hapur"- shtoi Rama më tej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-para-gjithe-tiranes-lali-eri-ka-rritur-taksat-gedhihet-duke-mbjelle-peme-i-meriton-ato-5-leke-119246" }