Rama paralajmëron Bashën: Lëri sharjet dhe kërcënimet, mos na provoko se s’ta kemi borxh

Publikuar tek: politike, më 13:03 11-07-2020 Rama paralajmëron Bashën: Lëri sharjet dhe kërcënimet, mos na provoko se s’ta kemi borxh FotoArkive: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama reagon pas akuzave nga kreu i PD Lulzim Basha, për mos-votimin në Kuvend të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Në mesazhin e tij për Bashën, Rama u drejtohet dhe opozitarëve të tjerë që në daljet e tyre publike e kanë akuzuar për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s'ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...”, shkruan Rama në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095431804656982
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-paralajmeron-bashen-leri-sharjet-dhe-kercenimet-mos-na-provoko-se-s-ta-kemi-borxh-213534" }