Rama paralajmëron PRONARËT e BAREVE dhe RESTORANTEVE: Mos SFIDONI shtetin për disa lekë më shumë! S’është vështirë të SULIM POLICINË te ju (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:45 22-10-2020 Rama paralajmëron PRONARËT e BAREVE dhe RESTORANTEVE: Mos SFIDONI shtetin për disa lekë më shumë! S’është vështirë të SULIM POLICINË te ju (E PLOTË) Edi Rama / Montazh

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bareve dhe restoranteve në vend që të respektojnë protokollin e masave anti-Covid.

Nga ceremonia e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO për vendin tonë, Rama tha se është e thjeshtë që të sulë policinë në bare dhe restorante. “Por a është kjo ajo që duam?”, tha Rama duke shtuar se shumë pronarë lokalesh vënë në rrezik jetët e njerëzve për “të fituar disa lekë më shumë”.

“Të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e konsiderojnë tolerancën tonë si dobësi, dhe të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e shtetit në bare dhe restorante, por a është kjo ajo që ne duam? A është kështu që ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit për disa lekë më shumë marrin pastaj një goditje të rëndë financiare? Humbja që do të pasonte nga kjo sjellje përqeshëse ndaj rrezikut do të ishte katastrofike”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshimet në ligjin për pasojat e komunizmit, Murrizi me tone të larta: Të gjithë duhet të dinë historinë, se çfarë klounesh kanë qenë në këtë Kuvend
Projekt-buxheti i 2021, PD: Mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.011462926864624
array(1) { ["section"]=> string(151) "rama-paralajmeron-pronaret-e-bareve-dhe-restoranteve-mos-sfidoni-shtetin-per-disa-leke-me-shume-s-eshte-veshtire-te-sulim-policine-te-ju-e-plote-224703" }