Rama paralajmëron shkarkime masive drejtorësh: Do shkoj në të gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: barometri, më 07:25 01-05-2018 Rama paralajmëron shkarkime masive drejtorësh: Do shkoj në të gjithë Shqipërinë

“Është koha për të marrë masa dhe larguar ata drejtues institucionesh që nuk i përgjigjen pritshmërisë së publikut”, kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetaren Ilva Tare.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të vizitojë të gjithë Shqipërinë, duke paralajëmruar edhe shkarkime. Sot Rama shkarkoi dy drejtorë rajonalë të punësimit, të Elbasanit dhe Delvinës, për mos përmbushje të objektivave.

“Unë do shkoj në të gjithë Shqipërinë. Ne do të jemi në të gjithë Shqipërinë. Të 360 njësitë administrative do të preken, Është koha e duhur për të dhënë llogari cfarë kemi bërë, për të dëgjuar cfarë nuk kemi bërë si duhet apo cfarë nuk funksionon, për të marrë masa dhe larguar ata drejtues institucionesh që nuk i përgjigjen pritshmërisë së publikut, dhe për të hapur sa më shumë mëndje dhe zemra të tjera”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028630971908569
array(1) { ["section"]=> string(85) "rama-paralajmeron-shkarkime-masive-drejtoresh-do-shkoj-ne-te-gjithe-shqiperine-118990" }