Rama paralajmëron të tjera shkarkime ministrash: Do të largohet ai që...

Publikuar tek: politike, më 23:11 21-03-2017 Rama paralajmëron të tjera shkarkime ministrash: Do të largohet ai që...

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili nuk e mohoi idenë se në qeverinë e tij mund të ketë shkarkime të tjera.

Ai tha se “nëse përgjigja nga terreni nuk do të jetë e dëshiruara, atëherë mund të ketë shkarkime”.

Gjithashtu i pyetur nga gazetarja se nëse shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ia kërkoi kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryeministri u përgjigj:  “Nuk funksionon kështu, unë ndjehem keq për ata që i ndjekin këto lloj telenovelash.”

“Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit. Tahiri është udhëheqësi politik i Tiranës. Bledi Çuçi nuk ka pasur ministri, por ka udhëhequr me Finon një nga reformat më të mëdha në këtë vend. Ai ka udhëhequr një revolucion. Çuçi është udhëheqës politik i Gjirokastrës,” tha ndër të tjera Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12290096282959
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-paralajmeron-te-tjera-shkarkime-ministrash-do-te-largohet-ai-qe-72712" }