Rama pas fitores në Kolonjë ironizon opozitën: Herës tjetër do ju mundim edhe më thellë

Publikuar tek: politike, më 17:54 22-11-2016 Rama pas fitores në Kolonjë ironizon opozitën: Herës tjetër do ju mundim edhe më thellë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kolonjë në takimin e ASHE-së pas fitores së zgjedhjeve të kryebashkiakut të ri Ilia Stefo. Rama ka falenderuar të gjithë ata që i votuan duke i siguruar që do të bëjnë maksimumin për to. Përtej falenderimeve ai ka ironizuar opozitën duke thënë se herës tjetër në zgjedhjet e ardhshme do të kenë një fitore akoma më të thellë.

“U jam mirënjohës të gjthë atyre që kontribuan në këtë fitore.

Falenderoj mikun e ngushtë Niko Peleshin të cilit i thashë  do bëjmë sa më shumë për Kolonjën , por që ndonjë gjë do ja heqim Korçës.

Herës tjetër kur ta marrim këtë mundim do t’i mundim edhe më thellë sepse pavarësisht faktit që sado të bëjmë nuk shlyehmi kurrë me ata që na kanë besuar pasi nevojat e tyre janë të paplotësueshme dhe në fshatin më të largët,”-tha ndër të tjera kryeministri teksa i uroi suksese kryebashkiakut të ri dhe falenderoi Niko Peleshin për mbështetjen gjatë fushatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040052890777588
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-pas-fitores-ne-kolonje-ironizon-opoziten-heres-tjeter-do-ju-mundim-edhe-me-thelle-60337" }