RAMA pas kthimit nga Brukseli: I kemi plotësuar dy herë kushtet, të papranueshme justifikimet e vendeve skeptike  

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 18-10-2019 RAMA pas kthimit nga Brukseli: I kemi plotësuar dy herë kushtet, të papranueshme justifikimet e vendeve skeptike   Rama sot para mediave

Kryeministri Rama këmbëngul se refuzimi për herë të tretë për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk vjen për shkak të mosplotësimit të kushteve të vendosura.

Përpara mediave, kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se Shqipëria i ka plotësuar dy herë kushtet për hapjen e negociatave për integrim.

‘’Ata që janë jashtë nesh, që përfaqësojnë BE, përgjegjësia është e brendshme. Është e papranueshme të thuhet që këtu mes vetesh sikur mosvendimi i djeshëm erdhi si pasojë e mospërmbushjes së detyrave, jo një herë, por dy herë rresht.

E kam parë qartë që ka një mospërputhje që do të shkojë në konflikt. Dhe e pamë. Kryeminhistri italian tha është gabim refuzimi i negociatave. Franca është në të drejtën e vet që të kërkojë rregulla për shtëpinë. Dhe këto nuk funksionojnë. Të vazhdojmë ndërtimin e Shqipërisë europiane. Sepse ky është i gjithë proçesi’’, shprehet kreu i qeverisë pas kthimit nga Brukseli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024726152420044
array(1) { ["section"]=> string(117) "rama-pas-kthimit-nga-brukseli-i-kemi-plotesuar-dy-here-kushtet-te-papranueshme-justifikimet-e-vendeve-skeptike-182611" }