Rama për Bashën 'shalqi me provë', reagon Salianji: Shqiptarët s’kanë ç'presin më, kungull që si hyri doli

Publikuar tek: politike, më 13:37 29-09-2020 Rama për Bashën 'shalqi me provë', reagon Salianji: Shqiptarët s’kanë ç'presin më, kungull që si hyri doli

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth planit të rimëkëmbjes post-krizës propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha të cilin shefi i qeverisë e cilësoi ‘shalqin me provë’.

Ndaj këtij komenti ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i cili është shprehur se shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më pasi Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.

Ndër të tjera Salianji shkruan se Rama në 7 vite e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime.

Ndër të tjera ai shkruan se shëndetësia është në kolaps, arsimi në krizë ekonomia, borxhi stratosferik dhe varfëria ekstreme në çdo cep të vendit.

Postimi i plotë:

Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto:
Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.
Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.
Shqiptarët duan ndryshim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011721849441528
array(1) { ["section"]=> string(108) "rama-per-bashen-shalqi-me-prove-reagon-salianji-shqiptaret-s-kane-c-presin-me-kungull-qe-si-hyri-doli-222095" }