Rama për gazetën gjermane: Nipi i Enver Hoxhës është askushi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:44 23-04-2015 Rama për gazetën gjermane: Nipi i Enver Hoxhës është askushi Intervista e Ramës në gazetën gjermane

Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane ‘’Stuttgarter Zeitung’’ ka deklaruar se Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit që është i arrestuar dhe po gjykohet për laboratorin e kokainës në Xibrakë, është askushi dhe nuk përfaqëson lidhjen e politikës me drogën. Përfshirja e nipit të ish-diktatorit në trafikun e drogës për Ramën nuk ka dimension politik.

I pyetur nga gazetari nëse ky rast tregon një testament për bashkimin e elitës politike me biznesin e drogës, Rama i është përgjigjur që jo. “Jo aspak, ky rast nuk ka dimension politik. Nipi i Enver Hoxhës është askushi. Enver Hoxha, regjimi i tij dhe komunizmi janë e kaluara jonë.  Rasti është thjesht një provë goditëse e vullnetit tonë për të luftuar krimin e drogës në Shqipëri.”, ka theksuar Rama.

Rama ka thënë gjatë intervistët se qeveria e tij po vendos ligj dhe rregull.

 “Detyra jonë është të ndërtojmë institucione të forta. Ky është një parakusht për një shtet modern, vetëm përmes këtyre institucioneve mund të kemi imunizim ndaj korrupsionit endemik dhe ryshfetit. Ne kemi suksese të arritura shumë shpejt, në luftën kundër prodhimit të paligjshëm të drogës dhe trafikimit. Ne kemi sjellë rendin dhe zbatimin e ligjit në këtë vend. Progresi është njohur edhe nga Komisioni Evropian dhe ata e kanë pasqyruar në raportet e tyre.”, thekson Rama.

Lidhur me integrimin në BE, Rama thotë për gazetën gjermane se Shqipëria ka bërë progress me shumë reforma: luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformës në drejtësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Beqaj: Do ririshkojmë datën por testimi i infermierëve do të bëhet. Vendimi i gjykatës është i prerë
Plagoset këmbësori te ‘’Vasil Shanto’’, e përfshin makina me shpejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.011507034301758
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-per-gazeten-gjermane-nipi-i-enver-hoxhes-eshte-askushi-9500" }